Site icon Telegrafi

Seldi Qalliu sjellë së shpejti këngën e re “Deshu”, zbulon detaje rreth projektit (Foto)

Këngëtari Seldi Qalliu ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor “Deshu”.

Kjo këngë është pasuese e projektit të tij të fundit shumë të suksesshëm “Seldisht”.

Këngëtari ka rrëfyer për Telegrafin detajet rreth këtij projekti, duke treguar edhe se nga e mori inspirimin për realizimin e një projekti të tillë.

“Kënga ime re titullohet ‘Deshu’, gjersa frymëzimin për ta realizuar një këngë të tilla e kam marrë nga SnapChat, pasi çfarë nuk po shohim në këtë rrjet social, vetëm orgjia mungon aty”, është shprehur këngëtarin.

Ai ka realizuar shumë projekte tjera të suksesshme si kantautor, gjersa i till vjen edhe te këngë e re:

“Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet unë, gjersa për videoklipin kam bashkëpunuar me produksioni Rek Production”, shton më tej Qalliu.

Lexo po ashtu Seldi vjen ndryshe në fotosesionin e ri (Foto)

Këngëtari gjithashtu sqaroi se pas këtij projekti, do të vijë edhe një këngë tjetër e cila do të jetë më e ëmbël dhe e pëlqyer për publikun:

“Pas këngës ‘Deshu”, do të publikojë edhe një këngë tjetër e cila është më e bukur, pasi është shumë melankolike, dhe me gjasë publiku do ta pëlqejë”, ka përfunduar ai.  /Telegrafi/

Exit mobile version