Telegrafi

Seldi Qalliu prezanton të dashurën e re

Seldi Qalliu dhe e dashura e tij e re (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh ka qenë tejet i komentuar për jetën personale dhe jo më kaq.

Artisti, i cili përflitet mjaft shumë për pamjen e jashtme, fillimisht u komentua për lidhjen që krijoi në “Big Brother Albania”, më pas për fejesën me Dafina Zekën, e po ashtu edhe për romancën me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Ndonëse asnjëra prej tyre nuk rezultoi me sukses, krijuesi i hitit “Dashni” njoftoi së fundmi se ka gjetur dashurinë e re.

Seldi Qalliu befason të dashurën për ditëlindje (Foto: Instagram)

Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, Seldi ka zyrtarizuar lidhjen me bukuroshen, e cila në Instagram identifikohet si ‘Cindy Cela’.

I njëjti e ka surprizuar për ditëlindjen e 22-të dhe më këtë rast i bëri një dedikim në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Seldi Qalliu

“Edhe 100 zemra ime, të dua”, ka shkruar ai.

Seldi Qalliu prezanton të dashurën e re (Foto: Instagram)

Në bazë të fotografive të ndara në Instagram, duket se e dashura e Seldit është modele, teksa ka qenë edhe pjesë e klipit të fundit të tij të titulluar “Nutella”.

Të njëjtit shfaqen në skena shumë atraktive dhe intime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/