Telegrafi

Seldi e quan tani ‘vëlla’ Sinanin (Foto)

Këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu vite më parë kishin një miqësi shumë të mirë.

Ata sillnin vazhdimisht projekte bashkë, ndërsa më vonë u aludua për një prishje miqësi mes dyshes, e cila rezultoi edhe në mos bashkëpunimin e mëtutjeshëm të tyre.

Lexo po ashtu Si rrallë herë, Soni Malaj shfaqet krah të dashurit (Foto)

Por viti 2016 i solli ata sërish në një bashkëpunim muzikor, me çka edhe u dha sinjali se mes dyshes raportet janë rregulluar.

Se ruajnë një miqësi të mirë, këtë e vërteton edhe imazhi i fundit që Seldi ka ndarë me fansat në InstaStory.

Ai ka qenë mbrëmë i pranishëm në festën e ditëlindjes së Sinanit, nga ku edhe ka sjell pamje nga momenti i tortës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Edhe 100 vëllai”, ka shkruar Seldi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar tashmë raportet mes tyre janë të shkëlqyera, dhe dyshja ruajnë një miqësi shumë të mirë.

Ndryshe, Sinani mbrëmë (e martë) festoi ditëlindjen e tij të 42-të. /Telegrafi/