Këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu vite më parë kishin një miqësi shumë të mirë.
Ata sillnin vazhdimisht projekte bashkë, ndërsa më vonë u aludua për një prishje miqësi mes dyshes, e cila rezultoi edhe në mos bashkëpunimin e mëtutjeshëm të tyre.
Por viti 2016 i solli ata sërish në një bashkëpunim muzikor, me çka edhe u dha sinjali se mes dyshes raportet janë rregulluar.
Se ruajnë një miqësi të mirë, këtë e vërteton edhe imazhi i fundit që Seldi ka ndarë me fansat në InstaStory.
Ai ka qenë mbrëmë i pranishëm në festën e ditëlindjes së Sinanit, nga ku edhe ka sjell pamje nga momenti i tortës.
“Edhe 100 vëllai”, ka shkruar Seldi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar tashmë raportet mes tyre janë të shkëlqyera, dhe dyshja ruajnë një miqësi shumë të mirë.
Ndryshe, Sinani mbrëmë (e martë) festoi ditëlindjen e tij të 42-të. /Telegrafi/