Site icon Telegrafi

Selami Shkodra refuzoi ftesën e Pacollit të jetë Ministër i Punëve të Brendshme

Kur u përmend si emër për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, u duk befasi e madhe. Bëhet fjalë për Selami Shkodrën, njeriun e afërt të Rrahim Pacollit, sekretarit organizativ të AKR-së.

Mirëpo, Shkodra përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk pranon të jetë pjesë e kësaj Qeverie.

“Të nderuar miq, ju njoftoj se nuk pranoj të jem pjesë e kësaj qeverie. Me respekt! S.Shkodra”, ka shkruar ai.

Në vend të tij, AKR-ja si ministër të Punëve të Brendshme e ka propozuar Flamuj Sefajn.

Exit mobile version