Telegrafi

Selakovic dhe Vulin në Kosovë

Sipas mediave serbe, ata kanë takuar sot të punësuarit në organet gjyqësore në veri të Mitrovicës.

Vulin ka thënë se ai dhe Selakovic ndodhen në Kosovë “për të treguar se shteti i Serbisë nuk braktis popullin e tij dhe as këtë hapësirë”.

“Serbia do të jetë aq sa ne do të luftojmë për të dhe jo vetëm në Bruksel dhe Beograd, por edhe në Kosovë”, ka thënë Vulin, transmeton Rel.

Mediat në Beograd shkruajnë se Selakovic dhe Vulin do të qëndrojnë edhe në Shtërpcë dhe Deçan. /Telegrafi/