Telegrafi

Sela: Do t’i largojmë kazinot nga qendrat e qyteteve (Video)

Kryetari i LR-PDSH-së dhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, ka qenë i ftuar në emisionin ’10 minuta’ në TV21 ku ka folur në lidhje me bashkëpunimin opozitar ku mes tjerash ka thënë se Lëvizja Besa po bën lojëra politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Do t’i heqim kazinot dhe lojërat e fatit nga qendrat e qyteteve pasi është një kancer që këtë shoqëri po e shkatërron.” tha mes tjerash Sela, ku edhe prezentonte risitë që ai si kryetarë i partisë ju jep votuesve potencial.

Sela gjithashtu tha se nuk do të futen në pushtet nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese ku shqiptarët do të marrin të drejtat që ju takojnë./Telegrafi/