Telegrafi

Sela ‘thumbon’ Thaçin: Nuk na nderon me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ (Foto)

Ditë më parë Universiteti i Tetovës ka nderuar kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, me titullin ‘Doctor Honoris Causa’, por si duket kjo nuk i ka bërë përshtypje kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sela në profilin e tij zyrtar në Facebook thotë se Doctor Honoris Causa, në përkthim do të thotë ‘Për çështje nderi. Këtë të sotmen ku ta fusim?!’, duke i drejtuar fjalët në adresë të Hashim Thaçit.

Në vijim e keni postimin e plotë të kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

‘Doctor Honoris Causa, në perkthim, doktor për çështje nderi. Këte të sotmen ku ta fusim?! Te nderi s’hyn aspak. E para sepse vjen këtu e bën fushatë. E dyta sepse nuk na nderon kur vjen dhe të ruajnë njësitë speciale maqedonase me kallashnikov drejtuar shqiptarëve të Dervenit dhe Tetovës. Prandaj nder patç andej nga vjen por kësaj të sotshmes i thonë Doctor Comitia Causa ( doktor për çështje zgjedhjesh).

P.S. Shpresoj mos i shkoj huq edhe kësaj here UT-së (BDI) dhe shtyhen zgjedhjet sepse në Pranverë vështirë të gjejnë ndonjë doktor tjetër COMITIA CAUSA…’, shkruan Sela në Facebook. /Telegrafi/