Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka folur në emisionin ”10minuta” në TV21, në lidhje me dështimin e Gruevskit për të siguruar shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sela thotë se u bë mirë që Gruevski nuk siguroi shumicë parlamentare, pasi që në fushatë bëri thirrje për pamundësim të të drejtave për shqiptarët, ndërkaq konsideron se Ivanovi e ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën sepse është nën urdhrat e Gruevskit.
Në lidhje me mundësinë e një qeverie me LSDM-në, Sela thotë se duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, të ndahet buxheti, të vazhdohet PSP-ja, por të ketë mundësi edhe për një Gjykatë Speciale.
Ai theksoi se nuk janë të interesuar për poste personale e as partiake sepse me to mbulohet diskriminimi i shqiptarëve, kurse dëshirojnë t’i përfaqësojnë shqiptarët. Sela përmend edhe ndryshime kushtetuese që sipas tij, shqiptarët të jenë të barabartë edhe me kushtetutë./Telegrafi/