Deputeti dhe kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot do të përballet me dhunuesit e tij në Kuvendin e Maqedonisë për ngjarjen e 27 prillit, që ndryshe quhet si e enjtja e zezë.
Sipas rregullores së Gjykatës Penale, Sela sot duhet të dëshmojë para gjykatësit kurse brenda në sallë do të duhet të jenë edhe dhunuesit e tij.
Në seancën e kaluar, Sela nëpërmjet avokatit të tij kishte kërkuar 500.000 euro për dëmin fizik, shpirtëror dhe dëm në imazh të bërë ndaj tij nga huliganë që me forcë u futën në objektin e Kuvendit.
Si të pandehur në këtë rast janë: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavlevski, Kire Gjorgievski së bashku me babain. /Telegrafi/