Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit me Kurti, Sela ka treguar se kanë diskutuar lidhur me masën që vendosi Kosova që mos të lejohet hyrja e personave që nuk kanë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, për çka thotë se u premtua se kjo masë do të lehtësohet.
Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e tij dhe të partisë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” për të cilin thotë se nuk do të kishte asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.
Sela ka theksuar se është i rëndësishëm komunikimi ndër shqiptar.
“Me kryeministrin diskutuam për çështjen e krizës me pandeminë, masat të cilat janë vendosur nga Republika e Kosovës për të cilën e morëm lajmin që do të lehtësohen ato. Komunikimi ndër shqiptar është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht kemi kufirin, por nga dy anët e kufirit kemi miq, vëllezër e kushërinj të cilët duhet të komunikojnë me njëri tjetrin”, tha Sela. /Telegrafi/