Site icon Telegrafi

Sela takon shefin e OSBE-së, Clemens Koja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në selinë e OSBE në Shkup ka takuar shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni, Clemens Koja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela e ka njoftuar nga afër ambasadorin Clemens Koja për aktualitetet politike në vend si dhe për kontributin e ASH-së në interes të perspektivës euro-atlantike. Kryetari Sela ka falënderuar Ambasadorin Koja për rolin politik të Misionit të OSBE-së në Maqedoni për vite me radhë si organizatë shumë e rëndësishme që ka kontribuar shumë në jetën politike në Maqedoni për përparimin konstruktiv të raporteve ndëretnike, për përkrahjen për kontributin e OSBE në kuadër të realizimit të reformave në lëmin e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e tyre për një proces demokratik zgjedhor.

Gjithashtu Sela ka kërkuar nga ambasadori Koja që OSBE, të rris trysninë ndaj Qeverisë për reformat e paralajmëruara në Drejtësi, në luftën kundër korrupsionit si dhe në harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të BE-së.

Ambasadori i OSBE-së u njoftua edhe për amendamentet e ASH-së për ndryshimet kushtetuese duke vlerësuar se kërkesat shqiptarë në Kushtetutë do ta forconin stabilitetin politik në Maqedoni dhe se kjo do të përshpejtonte edhe procesin e integrimit në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version