Site icon Telegrafi

Sela: Sot jemi të gjithë të barabartë

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela pasi e kryejti të drejtën qytetare, dhënien e votës në Strugë, tha se sot të gjithë janë të barabartë.

”Kjo është dita ku të gjithë ndjehemi të barabartë përpara kutive të votimit, është kuptimi i demokracisë, sot votuesit bëjnë aleancë me njërën nga subjektet politike, shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet lokale për katër vitet e ardhëshme. Në vendvotimin ku votova votimi është i qetë si çdoherë që ka qenë dhe besoj se i qetë do të jetë dhe shpresoj i gjithe procesi zgjedhorë te jete i tillë në Strugë dhe më gjërë” përfundoi Sela. /Telegrafi/

Exit mobile version