Telegrafi

Sela: S’ka rëndësi kush është në rrethin e dytë, ne do fitojmë

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë për Alsat-M se kanë fituar bindshëm dhe nuk ka shumë lidhje se kush do të jetë kundërkandidat i tij në rrethin e dytë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sela ka thënë se partia e tij fiton në Gostivar dhe është në disa komuna që në rrethin e dytë.

Sipas Selës, kjo fitore është që të mbështetin politikat e partisë dhe politikës së tyre. /Telegrafi/