Telegrafi

Sela shprehet i shqetësuar për mos-shpalljen e rezultatit: Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela falënderoi qytetarët të cilët besuan në programin ‘Shtet për të Gjithë’ dhe të gjithë ata që dëshiruan ndryshimin.

“Fillimisht, më lejoni t’ju falënderoj për besimin, punën dhe përkrahjen e madhe që na dhatë gjatë fushatës dhe në ditën e votimit. Përkulem para secilit prej jush”, shkruan Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela shpreh shqetësimin e tij për mosshpalljen e rezultateve zgjedhore dhe se vonesat e epturara na ngjallin dyshime për manipulim të procesit zgjedhor.

“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime”, shkruan Sela.

Sela poashtu thotë se ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

Lexo po ashtu Shtyhet mbledhje e KSHZ-së për në ora 19:30, pritet të shpallen rezultatet përfundimtare

|Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtare. Apelojmë që sa më shpejtë të dilet para opinionit dhe të bëhen publike rezultatet e votës qytetare të shprehur më 13, 14 dhe 15 Korrik. Të mos krijohen vonesa të panevojshme. Të zbardhet çdo dyshim që ka të bëjë me manipulimin e vullnetit të qytetarëve. Institucionet të veprojnë.Gjithashtu, ju njoftojmë se Shtabi i përbashkët i Koalicionit “Tash është Koha”, pas zyrtarizimit të rezultatit, do të përgatisë edhe ankesat e nevojshme, bashkë me fakte dhe prova konkrete për shkelje në procesit zgjedhor.

“Qëndrojmë ballëlartë para jush dhe para premtimeve të dhëna. E kemi thënë e stërthënë edhe më herët. Sot, ne jemi premtimi që e kemi dhënë para jush. Premtimi të cilin ju e besuat dhe e votuat”, shkruan Sela./Telegrafi/