Autoritetet e komunës së Strugës e kanë hedhur poshtë deklaratën e zëvendësministrit të arsimit, Spiro Ristovski i cili pretendon se ministria ka investuar për projekte dhe shkolla shqipe në këtë komunë, ka njoftuar Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Komuna e Strugës thonë se ministria ka investuar në vende etnikisht të pastra me maqedonas. Ristovski sot ishte në Kosel ku u lëshua në përdorim salla e rindërtuar e sportit, ndërsa në fshatin Dërslicë, në rrjedhë e sipër është realizimi i projektit për ri konstruktimin e objektit ekzistues ku do të vendoset salla e re e sportit./Telegrafi/