Telegrafi

Sela: Pres që sot të konfirmohet vullneti i qytetarëve

Kandidati për kryetar të Strugës si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka votuar në vendlindjen e tij në Livadhi të komunës se Strugës.

“Apeloj deri tek organet kompetente që të kontrollohet procesi zgjedhor, sepse ne na duhet proces i rregullt, në mënyrë që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre që të vazhdojmë me projektet e ndryshimit në Strugë në mënyrë që Struga të marrë vendin e merituar krah qyteteve të zhvilluara anë e këndë”, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela./Telegrafi/