Site icon Telegrafi

Sela i përgjigjet pozitivisht iniciativës së Shaqirit për bashkimin e opozitës

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur Xhezair Shaqirit i njohur si komandant Hoxha i cili një ditë më pari bëri të parit thirrje për bashkimin e opozitës shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Jam përgjigjur çdoherë pozitivisht, iniciativave qe kane pasur për qellim faktorizimin politik dhe për rrjedhoje, barabarësinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptareve në Maqedoni. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë ( dhe më besoni se janë të shumtë) që kanë ngritur iniciativa te tilla.Kam refuzuar dhe do te refuzoj çdo përpjekje, sado shqip të kurdisura e mirë të planifikuara që kanë pasur dhe kanë për qëllim që problemet tona ti kamuflojnë me probleme qytetarie. Qytetarie qyqarësh do të thuaja, që do të vazhdonte vuajtjen dhe agoninë e shqiptarëve në Maqedoni.
I nderuar Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, sapo lexova thirrjen tuaj publike për bashkim te opozitës dhe unë po publikisht po ju përgjigjem ashtu siç u jam përgjigjur çdoherë këtyre iniciativave. PO. Ju e dini shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se unë se ka plot dashakëqij të cilët të pastrën e njollosin e të qelburën e paraqesin si të pastër. Vërejta menjëherë, që makineria propaganduese e këtij soji e sorollopi të shëmtuar, iniciativës tuaj menjëherë ia veshi gjoja hipotekën qe unë paskam tek ju, e nuk e di çfarë tjetër do gatuajnë. Zaten as nuk dua ta di, sepse vetëdija ime punon për të bërë bashkë shqiptarët dhe jo për ti përçarë”, ka thënë mes tjerash lideri i LR-PDSH, Sela në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

“Ca te tjerë thonë se paskemi frikë! I vërtetë është edhe ky konstatim! Ne kemi frikën e ardhmërisë, frikën e shtëpive të shqiptarëve që po boshatisen çdo dite, frikën e spastrimit etnik që po u ndodh shqiptarëve në Maqedoni çdo dite. Prandaj nuk lejojmë askënd që të bëj naze dhe teke, inate personale apo lojëra politike qofshin, me fatin e fëmijëve të shqiptarëve. Prandaj në emër te hipotekës dhe frikës që kemi NE i themi PO iniciativës suaj”, ka përfunduar Sela.

 

Exit mobile version