Telegrafi

Sela-OBRM-së: Votoni PSP-në dhe Gjykatën Speciale, pastaj shkojmë në zgjedhje

Në diskutimin e sotëm të tij në Kuvendin e Maqedonisë, Ziadin Sela, deputet i Alenacës për Shqiptarët, ka ofruar një propozim për deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka kërkuar nga ata që ta votojnë Ligjin për PSP-në dhe për një Gjykatë Speciale, e më pastaj të shkohet në zgjedhje të reja.

”Ndjej sikur jemi në fushatë parazgjedhore. Kishim mandat dhe atëherë ekzistonte Deklarata, por problemi ishte PSP-ja, e jo Deklarata. Dëshironi që t’i ikni përgjegjësisë”, ka shtuar Sela.