Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka thënë se ai nuk do të futet në qeveri me Nikolla Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Jo, nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin që më ka quajtur ‘indianc’, që së bashku me Ali Ahmeti më sjellin dy-tre inspektorë çdo ditë në komunën e Strugës dhe mi ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro nga buxheti komunal. Unë nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin dhe do të kushtëzojë qeverinë që do ta krijojë Zoran Zaev. I kam humbur zgjedhjet dhe për këtë nuk mundem ta bëj të gjithë platformën.” tha mes tjerash Sela./Telegrafi/