Telegrafi

Sela: Nuk e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, është kryer presion dhe blerje votash

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nuk pranon rezultatin e votimeve të sotme në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se ka pasur kërcënime dhe blerje votash nga aktivistë partiak së bashku me policinë.

“Nuk pranojmë këtë rezultat. Do të dorëzojmë ankesa në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në Komisionin Shtetërore Zgjedhor”, tha Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Rezultatet e komunave shqiptare në Maqedoni

Ai shtoi se kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, do ta pret në zgjedhje parlamentare dhe vlerësoi se Zoran Zaevi ka arritur të thellon ndarjet etnike në Strugë./Telegrafi/