Site icon Telegrafi

Sela në takim me shefin e OSBE-së: Bisedohet për regjistrimin e popullatës

Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Shefin e Misionit të OSBE në Shkup Ambasadorin Clemens Koja.

Në këtë takim Kryetari Sela ka informuar Ambasadorin Koja për situatën aktuale politike ne vend, me theks të veçantë për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia me Covid 19,si dhe përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në këtë bisedim është biseduar edhe çështjen e regjistrimit të popullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim si dhe për procesin e regjistrimit që pritet të fillojë vitin e ardhshëm, i cili duhet të jetë kredibil dhe në përputhje me standardet e eurostatit.

Temë tjetër kryesore e këtij takimi ishte edhe tema e funksionimit të shtetit ligjor që ndërlidhet edhe me fillimin i negociatave me BE, si dhe sfidat eventuale që mund të paraqiten gjatë këtij procesi”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se Sela e informoi Ambasadorin Koja, për kontributin e vazhdueshëm të ASH-së në procesin e euro-integrimeve duke u zotuar se ASH gjithmonë do të jetë mbështetëse e çdo procesi politik që do ta përshpejtonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si alternative e vetme ekonomike dhe politike e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version