Telegrafi

Sela në takim me Gashin, diskutojnë për bashkëpunim në të ardhmen

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka realizuar takim me Afrim Gashin, i cili para disa ditëve u zgjodh si kryetar nga ana e “krahut të Shkupit” të Lëvizjes Besa.

Pas takimit ata mbajtën konferencë të përbashkët, ku kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Folëm në lidhje me nevojën që përfundimisht demokracia duhet të vijë në shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Shqiptarët duhet t’i gjejnë forcat brenda përbrenda tyre dhe BDI-ja në zgjedhjet e radhës përfundimisht të shkojë në opozitë. Uroj që bashkërisht të gjejmë kapacitete që opozitën shqiptare ta bëjmë një dhe në zgjedhjet e radhës të dalim fitimtarë”, deklaroi Sela.

Ndërsa Afrim Gashi tha se kontaktet për bashkëpunim me Selën kanë filluar ende pa u formuar Besa si parti politike dhe shprehu nevojën që takimet të shpeshtohen në të ardhmen.