Kryetari i LR-PDSH dhe kryetari i Strugës ka reaguar në lidhje me deklarimet e kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami në Rruga Drejt… se Ziadin Sela nuk ka marrë pjesë në thirrjet për bashëpunim opozitar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me një postim në Facebook Sela thotë se ai dhe partia që përfaqëson janë të gatshme për bashkëpunim dhe ka apeluar që mos të luhet me durimin e tyre.
”Shqiptarët janë lodhur me marveshje prapa kuintave, larg syve të tyre. Ata kanë të drejtë te dinë se çfarë marrveshje bëjmë për ta, sepse e tyre dhe për ata është marveshja, të paktën sipas kocepteve tona politike. Politika dhe partitë politike, poashtu janë pronë e tyre sepse ata na japin fuqinë dhe ne duhet të jemi transparent me ata. Ne do të themi të vërtetën, çdo herë publikisht, sepse duam ti japim fund taktizimit dhe lojës politike të pistë, që dikush bën gati një vit me bashkëpunimin dhe bashkimin opozitar, aq të nevojshëm për shqiptarët. Nga e vërteta acarohen vetem njerëzit e rremë, ata që jetojnë me gënjeshtrën dhe prandaj nuk duan të përballen. E dini pse? Sepse ne nuk themi duhet, por themi hajdeni ta bëjmë. Ne jemi për PO, ndërsa ju mos luani me durimin tonë…”(sic) thotë kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Sinani: Nëse partitë opozitare nuk bashkohen, do të pësojnë debakël!