Site icon Telegrafi

Sela në Ambasadën e Gjermanisë diskuton rreth Deklaratës shqiptare

Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela dhe Sekretari gjeneral Arben Taravari, kanë mbaruar takimin në Ambasadën e Gjermanisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim me përfaqësues të lartë të Ambasadës Gjermane Ziadin Sela i informoi për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.

‘Sela këto ditë kishte takime intenzive pothuajse me gjithë ambasadorët e shteteve të BE-së si dhe me atë të SHBA-ve duke i informuar për hapat e metutjeshëm të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët

Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version