Site icon Telegrafi

Sela ka provuar të pajtoj Vesel Memedin dhe Fadil Zendelin e RDK-së

Ziadin Sela e pranoi në Click Plus në TV 21 se para disa ditëve ka takuar dy kryetarët e RDK-së Vesel Memedi dhe kryetarin e fraksionit të RDK-së Fadil Zendeli, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Po jemi takuar dhe nuk mendoj se duhet të jetë një sekret. Jemi takuar për të qetësuar ato çarje. Ju bëjë apel palëve të krijuar që të ulen në tavolinë. Mendoj se duhet ti jepet zgjidhje politike problemit. Zgjidhja juridike nuk e bën më të fortë RDK-në por krijon çarje” tha mes tjerash Sela.

Kryetari i LR-PDSH-së tha se problemet në RDK nuk kanë dëmtuar ”Aleancën për Shqiptarët”./Telegrafi/

Exit mobile version