Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku flet për sfidat e partisë së tij dhe koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët” në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sela në fillim të emisionit për platformën e partive shqiptare ka thënë ”Po ka pasur debat rreth pikave që do të përfshihen. Kam edhe unë vërejtje për këtë platformë por ne nuk e kemi marr verdiktin e popullit.”
”Ahmeti gabon që shqetësohet për palën maqedonase. Ne si shqiptarë nuk kemi çka humbim.”
”Nuk presim që ta pranojë dikush deklaratën tonë. E kemi nënshkruar që mos shkojmë në zgjedhje të reja dhe të zgjidhur domosdoshmëritë e qytetarëve shqiptarë.”
”Gruevski duhet të kërkojë falje publike dhe pastaj do shohim.”
”Nëse ne do t’i kishim 10 deputetë, punët ndryshe do të ishin. Shumë gjëra do të qartësoheshin.”/Telegrafi/