Site icon Telegrafi

Sela: Jemi për zgjedhje, por me standarde të plotësuara (Video)

Kryetari i LR-PDSH-së me një konferencë për mediat në selinë e partisë ka kumtuar se partia e tij është për zgjedhje por me kushte të plotësuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela gjithashtu kërkon që ndërkombëtarët të shtojnë presionin tek aktorët politik në Maqedoni që janë të interesuar që të manipulojnë edhe njëherë vullnetin për ndryshim dhe demokratizim të kësaj shoqërie e cila natyrisht që meriton shumë më tepër se sa kjo situatë e tanishme. ”Shfrytëzojmë rastin ti bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare, UE-së dhe SHBA-ve, që të shtojnë presionin tek aktorët politik të cilët janë të interesuar që të manipulojnë edhe njëherë vullnetin për ndryshim dhe demokratizim të kësaj shoqërie e cila natyrisht që meriton shumë më tepër se sa kjo situatë e tanishme. Zgjedhjet në qoftë se do të mbahen do duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike të cilët do të garantojnë si minimumi i standardeve që duhen për tu plotësuar që zgjedhjet të quhen korrekte dhe të pranuara nga të gjithë. Edhe njëherë e ripërsërisim që shqiptarët, subjektet politike shqiptare, Lëvizja për Reforma – PDSH, është shumë e interesuar për legjitimitet të pakontestuar nga asnjë palë sepse këtë legjitimitet mendojmë që duhet ta shfrytëzojmë për ndihmën e atyre prej ku marrim votën, për të mirën e shqiptarëve.” tha Sela sa i përket zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version