Site icon Telegrafi

Sela: Gjithsecili do ta sheh veten më të përfaqësuar në Kushtetutë (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha se është arritur marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev sa i përket kërkesave të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me kërkesat e ASH-së.

“Jemi krenarë si Aleancë për Shqiptarët që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësinë e definimit të gjërave në formën e dy kategorive të qytetarëve”, tha Sela duke shtuar se në Preambulë është hequr pjesa “që jetojnë” ndërsa sot është arritur marrëveshja të hiqet fjalia “si dhe qytetarët që jetojnë në shtet”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Selës, kjo i bën të gjithë qytetarët të ndihen më të barabartë dhe gjithsecili e sheh veten më të përfaqësuar në Kushtetutë./Telegrafi/

Exit mobile version