Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela është i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku në çdo moment pritet të fillojë seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sela është përgjigjur shkurtë se nuk është pjesë e Qeverisë, por ka ardhur ta votoj ligjin.
“Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”, tha Sela.
Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në leximin e tretë, ndërsa OBRM-PDUKM-ja dorëzoi mbi 35 mijë amandamente, me arsyetimin se ligji është jokushtetues.
Para Kuvendit janë mbledhur një numër i vogël qytetarësh maqedonas që kundërshtojnë miratimin e ligjit, i cili nuk u dekretua as nga Ivanovi./Telegrafi/