Deputeti Ziadin Sela, sot për herë të parë është paraqitur në Kuvend pas së “enjtes së përgjekshme” ku sulmua në mënyrë brutale nga sulmuesit të cilët u futën në Kuvend më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur nga gazetari nëse do të kërkojë që t’u merret imuniteti deputetëve që hapën dyert në Kuvend, Sela tha se ata nuk janë kolegë të tij, por kolegë me huliganët që sulmuan deputetë në Kuvend.
Sela për Makfax tha se pret nga qeveria e re të jetë reformuese dhe të trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë./Telegrafi/