Deputeti dhe kryetari i Aleancës për shqiptarët sot është përballë me dhunuesit e tij, pjesëtar të grupit të huliganëve që janë futur në Kuvend dhe kanë dhunuar gazetarë dhe deputetë më 27 prill të vitit të kaluar.
”Para meje kanë qenë Rexhail Ismaili dhe Surija Rashidi. Turma bërtiste ‘tradhëtarë, do të ju vrasim, ku do shkoni?’ Unë dëgjova vetëm një frazë ”Sela ku do të shkosh, do të vrasim” tha në fillim Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Pasi Ismaili dhe Rashidi kanë dalë unë isha i pari përballë turmës. Më kanë sulmuar me grushta ndërsa ndërkohë më mbanin kokën. Jam goditur edhe me monitor dhe shtizë të flamurit”.
”Njëri me jelek të lëkurës dhe me syze në kokë më tha në fund ”Ja ku është Sela, hajde Sela.”
”Njëri nga këtu (Igor Jug) bërtiste dhe më shante.” përfundoi Sela.
Në seancën e kaluar, Sela nëpërmjet avokatit të tij kishte kërkuar 500.000 euro për dëmin fizik, shpirtëror dhe dëm në imazh të bërë ndaj tij nga huliganë që me forcë u futën në objektin e Kuvendit.
Si të pandehur në këtë rast janë: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavlevski, Kire Gjorgievski së bashku me babain. /Telegrafi/