Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka thënë në emisionin ”Rruga Drejt..” se ka tendenca nga maqedonasit janë për t’i shkelur të drejtat e shqiptarëve dhe nuk ka kështu tendenca nga Deklarata e partive shqiptare kundrejt të drejtat e maqedonasve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Deklarata e partive shqiptare askund nuk thotë se do të merren të drejtat e qytetarëve maqedonas që të ju jepen shqiptarëve. E as nuk thuhet se paratë do t’i merren komunave maqedonase për të ju dhënë komunave shqiptare. Ne kemi tendenca që të na veshin fajin kinse nemi problem me popullin maqedonas në Maqedoni. Ne kemi problem me të drejtat tona si shqiptarë dhe t’i marrim ato e jo të shkelim të drejtat e askujt.” tha mes tjerash Sela në emisionin ”Rruga Drejt..” /Telegrafi/