Site icon Telegrafi

Sela bojkoton Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Kanë ngelur edhe shumë pak ditë deri në fillimin zyrtar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, për të cilat është pregatitur edhe programi mjaft voluminoz i aktiviteteve të nduarduarta kulturore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga viti i kaluar ky eveniment artstik është ndarë në dy pjesë dhe do të fillojë nga dita e diel, 23 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.

Pjesa zyrtare e Mbrëmjeve Struganen të Poezisë fillon me mbjelljen tradicionale të drurit në Parkun e Poezisë nga ana e laureates së këtij viti të Kurorës së Artë të MSP, poeteshës kanadeze Margaret Eleanor Atwood, për të vazhduar me press konferencën e laureates dhe me hapjen solemne në orët e mbrëmjes dhe Mitingun ndërkombëtar të poezisë, “Meridianet poetike”.

Gjatë ditëve në vazhdim, do të zhvillohen shumë aktivitete poetike, vizita qyteteve dhe objekteve-monumenteve të kulturës, duke realizuar një program të zgjëruar të aktiviteteve, pa përjashtuar aktivitetet tradicionale nga vitet e kaluara.

Këtë vit, fitues i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë është vovelistja, eseistja, kritke letrare dhe poetesha 76 vjeçare nga Kanadaja, Margaret Eleanor Atwood. Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi prestigjioz të “Kurorës së Artë” të MSP, mes tjerash është thënë se: “Kurora e artë kësaj poete i është ndarë për kontributin e sajë të veçantë të artit poetic me qasjen e sajë në gtrajtimin e temave të pamundësisë së komunikimit, pozitës së subjektit të femrës, për vuajtjet, eksploatimit dhe nënshtrimit në botën modern”.

Margaret Eleanor Atwood, është poetesha e tretë fituese e ”Kurorës së Artë” të MSP, (pas Desanka Maksimoviq më 1988 dhe Nansi Morehon në vitin 2006).

Të gjitha këto janë aktivitete pak apo shumë tashmë të njohura por, për MSP mbeten edhe shumë të panjohura, që kanë filluar të manifestohen gjatë dy-tre viteve të kaluara, kur ka filluar mosrespekimi dhe injorimi i përdorimit të gjuhës shqipe në këtë manifestim dhe bojkoti i pushtetit vendor dhe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela, në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në aktivitetet dhe promovimin e këtij manifestimi, si gjuhë zyrtare në përdorim zyrtar në teritorin e komunës së Strugës.

Ina-Online bën të ditur se këtë kërkesë të pushtetit vendor Drejtoria e MSP vazhdimisht e ka injoruar dhe e ka refuzuar, duke iu referuar Statutit të këtij manifestimi ndërkombëtar dhe kjo ka sjellë deri tek përplasja verbale dhe mediatike ndërmjet MSP dhe pushtetit vendor dhe çështja ka ngelë e papërfunduar.

Edhe këtë vit mbetet në “fuqi” dilema dhe e panjohura se a do ti legjitimojë pushteti vendor MSP, cila do të jetë mënyra e legjitimimit apo edhe më tej do të mbajnë qëndrim rezistues dhe bojkotues ndaj një manifestimi që zhvillohet pikërisht në Strugë.
Prononcim zyrtar akoma nuk ka nga ana e autoriteteve vendore, posikur që nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga ana e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë për uljen e tensioneve në këtë relacion./Telegrafi/

Exit mobile version