Site icon Telegrafi

Sela: Ata që nuk e mbështetën PSP-në do të shkojnë në histori

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela sot pas daljes nga takimi nga ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka thënë se partia e tij e ka mbështetur dhe do ta mbështes Prokurorinë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne i kemi dhënë dhe i japin përkrahje të parezervë Prokurorisë Speciale nga ana tjetër dy subjektet politike shqiptare që thirren në përkrahje të faktorit ndërkombëtarë BDI dhe PDSH është më se e qartë se tashmë nuk do të gëzojnë mbështetjen e tyre.”

“Shqiptarët janë të zhgënjyer me mos mbështetjen e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbështetjen për Prokurorinë Speciale e kanë vetëm deklarative, dje e patën mundësinë por nuk e bënë këtë. Siduket ata po implementojnë një sistem i cili i ngjan lindjes dhe aspak perëndimit. Shumë shpejt të dyja bashkë do të shkojnë në historinë, në atë pjesë të historisë së keqe të subjekteve politike shqiptare.”

“Sa i përket çështjes së Prokurorisë Speciale, LR-PDSH ripërsërit mbështetjen e parezervë të këtij institucioni, i cili duhet të hetojë deri në fund të gjithë rastet e montuara politike, të hetojë politikanët që kanë shkelur ligjin, kanë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe kanë realizuar aktivitete të tjera joligjore”, ka përfunduar Sela.

Exit mobile version