Telegrafi

Sela-ambasadorit italian: Deklarata e përbashkët ka të bëjë me kërkesat e natyrshme të shqiptarëve

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela dhe kryetarja e Ansamblesë së Gruas pranë LR PDSH-së, Arta Toçi, dje me ftesë të Ambasadorit të Italisë Carlo Romeo zhvilluan një takim në Ambasadën e Italisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temë diskutimi ishte situata aktuale politike, ku Sela e informoi Ambasadorin Romeo per zhvillimet e fundit politike për krijimin e Qeverisë së re të RM. Gjithashtu ai e informoi edhe për deklaratën e përbashkët politike te subjekteve politike shqiptare qe e nënshkruan ate, për rolin e kësaj deklarate si dhe pranimin në tërësi te kësaj deklarate si parakusht për t’i dhënë mbështetjen mandatarit të ardshëm.

Sela tha se këto kërkesa nuk janë vetëm kërkesa të partive shqiptare politike por kërkesa të natyrshme e gjithë të popullit shqiptar në Maqedoni, të cilat janë si rezulltat i një Kushtetute e cila nuk reflekton realitetin etnik, dhe kërkesat reale të shqiptarëve për të qenë të barabartë me maqedonasit në shtetin e tyre.

Ziadin Sela, e informoi detalisht për përpjekjet të vazhdueshme e tij dhe te Aleancës për Shqiptarët, në shtet ndërtimin e ardhshëm të Maqedonisë së re, për ti thyer antagonizmat ndëretnik , për të krijuar një shoqëri demokratike mbi parimin e barazisë së plotë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Ligji i gjuhës shqipe, Prokuroria Speciale Publike, Buxheti, Decentralizimi, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO ishin tema që Ziadin Sela i trajtoi në takim me Ambasadorin Carlo Romeo.

Poashtu Sela e falenderoi për ftesën, dhe për kontributin e tij dhe shtetit të Italisë për mbështetjen qe sa më parë shteti të tejkaloje këtë ngërç politik, si dhe ju falenderua edhe për angazhimin e Italisë ne kuadër të BE-se që Maqedonia në integrohet sa më parë në BE. /Telegrafi/