Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u mbajtur diskutimi për të çuar vendin në referendum për çështjen e emrit.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nga foltorja e Kuvendit tha se deputetë e partisë së tij do të jenë të përmbajtur në votimin e referendumit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot është një moment i rëndësishëm, deputetët janë para një vendimi të madh. I dëgjova më herët fjalimet e kolegëve të mi. Kemi kundërshtuar këtë proces, pasi opozita u përjashtua nga takimi i liderëve dhe informacionet i kemi marrë nga mediat. Jam një nga deputetët që rrëzimin e një regjimi dhe përmirësimin e gjendjes e kam paguar me gjak. Pyetja e referendumit nuk duhet ta përmbajë marrëveshjen me Greqinë, por ndryshimin e shtetit. Gjithsesi, Aleanca mendon se nuk duhet të ketë referendum, por kjo duhet të ndodh pasi kështu është në marrëveshjen me Greqinë”, tha mes tjerash Sela.
Ai shtoi se opozita shqiptare ka qenë e përjashtuar nga diskutimet mes liderëve partiak dhe kjo sipas tij nuk është korrekte./Telegrafi/