Telegrafi

Sela: Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar për reforma

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas Gerberich.

Siç njofojnë nga Aleanca për Shqiptarët, në takim është biseduar për tema politike me interes reciprok, me theks të veçantë procesin integrues të vendit, rëndësinë e stabilitetit në vend dhe rajon, zgjedhjet lokale, rëndësinë e inicimit të reformave në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Sela në takim ka shprehur përcaktimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në drejtim të realizimit të pritshmërive të qytetarëve në lidhje me çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me: reformat në sistemin gjyqësor, barazinë e plotë të të gjithë qytetarëve, angazhimin për demokraci të mirëfilltë dhe progesin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër Ambasadori Thomas Gerberich ka përgëzuar Sela për kontributin e gjithëmbarshëm të tij në këtë proces, duke shprehur mbështetje të parezervë për përcaktimet e Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në njoftim.

Më tej, ambasadori Thomas Gerberich ka theksuar rëndësinë e kthimit të vëmendjes në agjendën euro-integruese të vendit./Telegrafi/