Site icon Telegrafi

Sela: Ahmetit ti hiqet e drejta e votës sepse ai është i pa aftë! (Foto)

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka reaguar lidhur me ndodhitë që ndërlidhen me negociatat në Përzhino, duke komentuar mundësinë e heqjes nga lista të votuesve shqiptarë, respektivisht mërgimtarëve, nëse të njëjtit nuk paraqiten dy herë në vit, ashtu siç janë marrë vesh katër partitë parlamentare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

 

“Neni 22 i Kushtetutës, sqaron shumë mirë kush ka e kush nuk ka të drejtë vote. E drejta e votës u merret vetëm personave që nuk kanë aftësi për të vepruar. E pra, miqtë e mi, aftësi për te vepruar nuk ka kreu i BDI! Atyre u duhet marr e drejta e votës dhe jo mërgatës” ka reaguar Sela, përmes faqes së tij në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version