Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar sot në portin e Durrësit.
Policia sqaron se operacioni i sotëm është në vijim të aksionit të koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike, që ka nisur disa ditë më parë dhe janë sekuestruar dy ngarkesa të tjera me kokainë.
Autoritetet bëjnë me dije se sasi e kokainës që është sekuestruar sot është 7.25 kilogramë dhe është gjetur në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Lidhur me këtë operacion Taks Forca e përhershme që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.
Ndërkohë policia sqaron se operacioni “Rada” ka nisur më datë 13.07.2021, ku u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gram lëndë narkotike kokainë. Por dhe në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë në kontienerët e të njëjtës kompani.