Site icon Telegrafi

Sekuestrohet municion në Skenderaj

Me urdhëresë të lëshuar nga gjykata e qarkut në Mitrovicë, rreth orës 06:00min, të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës, ka realizuar bastisjet dhe kontrollin në kërkim të provave ose arsyeve të tjera në lidhshmëri me informatat e mbledhura operative për mundësi të gjetjes së armëve të paautorizuara në pronësi të pronarëve të shtëpive.

“Gjatë kontrollit të shtëpive, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme për të cilat edhe është iniciuar bastisja, me ç’rast janë sekuestruar një sasi e konsideruar e armëve dhe municionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë sekuestruar një shufër metalike, 11 Karikator te AK-47, 1 rrethore e pushkë mitralozit, 3 karikator te revoles, 321 fishek kal 7.62 mm, 14 fishek kal .7.9mm, 19 fishek kal.12 mm, 1 fishek kal 7.65 mm.

Operacioni i kontrollit policor të shtëpive dhe objekteve përcjellëse ka përfunduar pa ndonjë incident ndërsa gjithsej pesë persona, ndaj të cilëve edhe është iniciuar bastisja, janë shoqëruar në stacionin policor për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave ligjore. /Telegrafi/
 

Exit mobile version