Sipas raportit të policisë, është sekuestruar një mitraloz kundërajror – komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse të kalibrit 20 milimetra, një minahedhës – komplet me të gjitha pajisjet përcjellëse, të kalibrit 60 milimetra, 260 copë municioni për mitraloz kundërajror, 33 copë predha për minahedhës.
I gjithë armatimi dhe municioni janë prodhim jugosllav, ndërsa i tërë ky municion i llojeve të ndryshme dhe armët janë gjetur në një objekt të pabanuar – mulli të ujit jofunksional.
Gjate operacionit ka pasur reagime të banorëve serbë të fshatit në shenjë pakënaqësie lidhur me zhvillimin e operacionit policor, mirëpo situata është menaxhuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë incident.
Operacioni është mbështetur gjate gjithë kohës nga Njësitë Speciale Operative, Njësia për Mbrojtje nga Eksplozivet dhe Njësiti i Krim-teknikes. /Telegrafi/