Site icon Telegrafi

Sekuestrohet kokainë në Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore kanë goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Segmenti”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: L.M 32 vjeç, banues në Durrës, E.GJ 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak,

M.T 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas që më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një krehër; vlera monetare në lekë dhe euro; 4 telefoni mobil.

Roli i shtetasve të arrestuar: Shtetasi E.GJ siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, ndërsa shtetësia M.T lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi E.GJ ia jepte shtetasit L.M dhe ky i fundit e shiste.
Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version