Telegrafi

Sekuestrohet drogë në Vushtrri

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi droge e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21.30, në Nadakovc të Vushtrrisë, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.