Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar sot substanca narkotike gjatë kontrollit të një automjeti.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit.
“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë në qytetin e Prishtinës. Gjatë kontrollit nuk është gjetur mall i kontrabanduar, megjithatë, në procesin e kontrollit, është zbuluar një sasi prej 5 gramësh e identifikuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë thuhet se njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme./Telegrafi/