Site icon Telegrafi

Sekuestrohet 1.3 kg bizhuteri argjendi në vendkalimi kufitar “Bogorodica”

Në hyrje të vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, doganierët sekuestruan 1,3 kilogramë bizhuteri argjendi, pasi një pasagjer që udhëtonte nga Turqia tentoi t’i fuste në vend pa i paraqitur në doganë. Bizhuteritë e argjendta u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh në të cilin personi udhëtonte si pasagjer.

“Bëhet fjalë për 157 copë unaza, 21 copë byzylykë, 45 gjerdan, 26 vathë dhe 20 varëse që personi i ka fshehur në një çantë që ka vendosur pas sediljes së pasme dhe në një valixhe të vendosur në bagazh” thuhet në njoftim.

Nga atje njoftuan se personi nuk dispononte asnjë dokumentacion për bizhuteritë e argjendit që pretendonte se i kishte blerë nga Turqia.

Ndaj tij janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore.

Exit mobile version