Site icon Telegrafi

Sekuestrohen mbi 500 kg kanabis në Kavajë

Një sasi mbi gjysmë ton kanabis është sekuestruar në Kavajë.

Një 35 vjeçar i identifikuar me inicialet S.B nga Fieri është arrestuar.

Droga, gjithsej 562 kg kanabis, është sekuestruar në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”

Lënda narkotike u gjet në një veturë që drejtohen nga 35 vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version