Policia e Dibrës, pas një denoncimi të mëparshëm, gjatë natës ka sekuestruar mbi 400 metra rrjeta për peshkimin e krapit në liqenin e Dibrës, menjëherë pas lëshimit të tij.
“Rrjetat janë lëshuar pranë bregut të liqenit në atarin e Qendrës së Zhupës. Kjo është vërtet për t’u dënuar, sepse shembuj të tillë do të largojnë edhe ata pak peshkatarë sportivë që peshkojnë në atë pjesë të liqenit”, ka thënë Beni Haliti, kryetar i shoqatës së peshkimit sportiv “Trofta”.
Ai mirëpret aksionin e policisë, me të cilën thotë se kanë bashkëpunim të shkëlqyer, në drejtim të mbrojtjes së të peshkut të liqenit, i cili fatkeqësisht prej disa vitesh është pa koncesionar.
“I bëj apel të gjithë qytetarëve dhe peshkatarëve rekreativë që të tregohen më të ndërgjegjshëm dhe në rast se vërejnë aktivitete të paligjshme në ujërat e liqenit të kontaktojnë menjëherë kompaninë ose policinë. Vetëm kështu do të mund ta mbrojmë këtë arratisje tonën, thekson Haliti.
Aksionin për MPB-në e kanë konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme në Dibër, nga ku shtojnë se rrjetat janë zbuluar afër vendit ku janë ndërtuar disa shtëpi verore, se nuk janë gjetur persona dhe se rasti është duke u zbardhur.