Policia e Shtetit ka arritur të parandalojë tentativën për të futur në Shqipëri para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, në portin e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar 251 mijë e 295 euro si dhe medikamente mjekësore.
“Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në Shqipëri, para që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet si rezultat i inteligjencës policore dhe i analizës së riskut, operacioni policor i koduar “Fluksi”. Sekuestrohen 251 295 euro dhe medikamente mjekësore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, bëhet e ditur se është arrestuar 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij.
Ndërkaq, shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. /Telegrafi/