Telegrafi

Sekuestrohen llogari bankare me vlerë 187 mijë euro në Sarandë

Policia e Sarandës,në zbatim të Plan-Operacionit ”Vjeshtë 2017” ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogarie bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/